Erion Braçe kritika ministrit të Bujqësisë: Duhet të jetë këtu të përgjigjet për vendin, më thonë se është në Kosovë, por…

Deputeti i PS-së, Erion Braçe, ishte kritik me ministrin e Bujqësisë, për të cilin tha se duhet të jetë këtu për t’u përgjigjur për vendin.

Ai kujtoi se ka kërkuar interpelancë me ministrin e Bujqësisë që nga shkurti, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, deputeti socialist theksoi se çdo deklaratë në Parlament duhet të ketë përgjegjësi, pasi paniku i krijuar në diskutime mund të godasë ekonominë, punën dhe të ardhurat e shqiptarëve.

“Kush bën një deklaratë në këtë sallë, duhet të mendojë dhe për ekonominë. Paniku që përhapet në të tilla raste, godet ekonominë. Punën e tyre dhe të ardhurat e shqiptarëve. Duhet të ketë përgjegjshmëri në këtë sallë, këto duhet të diskutohen në komisione, me dyer të hapura dhe të mbyllura. Dhe atje për mos të shkaktuar panik me pasoja mbi ekonominë e shqiptarëve, apo me turizmin. Kërkoj prej shkurtit interpelancë me ministrin e Bujqësisë. Tre javë më parë pranova argumentin që ministri është në Bruksel, edhe për shkak të angazhimeve që është në BE. Sot më thonë se ministri është në Kosovë. Por nuk mendoj se kjo është arsyeje. Në këto momente mund të lëvizë ministri i Jashtëm, i Mbrojtjes, por ai i Bujqësisë duhet të jetë këtu, të përgjigjet për vendin. Nuk duhet të dalë nga agjenda siç e kërkon një ministër. Nuk duhet të ndodhë më kjo gjë. Më janë dashur 6 javë që të marr informacion, tani më duhen 6 javë që të flas me ministrin”, tha Braçe.


Shtuar 2.04.2026 11:01

Tags: ,