KOSOVË-TURQI/ Atmosferë elektrizuese, nis finalja historike në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kosova do të presë sot Turqinë. Finalja e “play off” për Botërorin merr jetë në orën 20:45 te stadiumi “Fadil Vokrri”.

Formacionet zyrtare janë publikuar, ndërsa dardanët synojnë pjesëmarrjen e parë historike në Botëror. Miqtë kanë emra të frikshëm në fushë si Çalhanollu, Jilldiz dhe Gyler. Megjithatë, Kosova ka treguar se di të befasojë.

Të lidhura

None found

Në sulm qëndrojnë Fisnik Asllani dhe Vedat Muriqi, që shfaqen si rreziku kryesor. Në dy sfidat e mëparshme, Turqia ka fituar duke shënuar gjashtë gola kundrejt një që mban firmën e Kosovës.

FORMACIONET ZYRTARE

Kosova: Muriç; Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni, Vojvoda, Hoxha, Rexhbeçaj, Muslija, Muriqi, Asllani

Trajner: Franko Foda

Turqia: Çakir; Kabak, Bardakçi, Kadioglu, Celik, Calhanoglu, Juksek, Jilldiz, Gyler, Kokçu, Akturkoglu

Trajner: Vinçenzo Montela


Shtuar 31.03.2026 20:53