Në një takim të Partisë Demokratike për Reformën Territoriale, kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, theksoi nevojën e pjesëmarrjes së opozitës në Komisionin për Reformën Territoriale, duke theksuar se duhet të jetë e pranishme me mjetet më të fuqishme të saj në takime.
Qosja u shpreh se fjala duhet lënë në dorë të ekspertëve, ndërsa foli edhe për rëndësinë që duhet të kenë bashkitë.
Të lidhura
None found
Sipas kryebashkiakut demokrat, qeveria e ka deformuar raportin me qytetarin, ndërsa kërkoi që opozita të dalë me një draft që i jep mjetet e mjaftueshme për t’i dalë zot premtimeve që ka bërë për qytetarët.
“Opozita duhet të marrë pjesë por edhe të shkojë aty me armën më të fuqishme, me intelektin dhe moralin e saj politik. Opsionet janë të shumta, por besoj se fjala iu duhet lënë ekspertëve dhe partnerëve tanë dhe ne jemi të jemi në pozita korrigjuese. Politika vendore nuk është thjesht administrim, por ura më e drejtpërdrejtë me qytetarëve dhe shtetit. Bashkitë janë aty ku zgjidhjet duhet të jenë konkrete.
Sot përballë sfidave lokale, kemi edhe përgjegjësi më të madhe, të sigurojmë që zëri i qytetarëve të përfaqësohet denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare. Thelbësore që funksionimi i bashkive ta shohim si interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve. Ne që jemi përditë me qytetarët themi se sfidat janë të mëdha.
Qeverisja e ka deformuar sferën publike dhe marrëdhënien me qytetarin, por këtë arsye, mesazhi im si kryetar është i artë. Të jemi aktiv, të shfrytëzojmë mundësinë e komisionit dhe të propozojmë zgjidhjet, të shprehemi me rrugë zyrtare, të marrim pjesë dhe kontribuojmë me përgjegjësi në këtë proces, derisa të kemi një draft që na jep mjetet e mjaftueshme për t’i dalë për zot premtimeve tona dhe kontribuar përmbajtësisht në administrim e territorit”, u shpreh ai.
