Shqipëria do të përballet sot me Ukrainën në një ndeshje miqësore të planifikuar në Valencia të Spanjës. Humbja në Varshavë është ende e freskët në kampin kuqezi, ashtu siç mund të jetë edhe ajo ndaj Suedisë te Ukrainasit.
Megjithatë, të besuarit e Silvinjos duhet të reagojnë në këtë ndeshje miqësore dhe të provojnë për të marrë më të mirën nga ky takim. Duke parë faktin se bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore, stafi teknik mund t’u japë shumë hapësirë të rinjve dhe në stërvitjen e djeshme, vetë trajneri Silvinjo nuk e kishte caktuar ende se si do të luante. Në portë, me shumë gjasa do të jetë sërish Strakosha, i ndihmuar në qendër të mbrojtjes nga Cake dhe Gjimshiti.
Të lidhura
None found
Krahët mund të kenë ndryshime, me Hysajn në të djathtë dhe me Pilon nga e majta. Në mesfushë, treshja Laçi, Shehu dhe Asllani do të mbeten të pandryshuar, ndërkohë që treshja e sulmit pritet të ketë ndryshime. Në të djathtë të sulmit, pritet që të jetë Anis Mehmeti titullar si edhe në të majtë Arbër Hoxha.

Në sulm, ka një balotazh mes Brojës dhe Uzunit, por ky i fundit është më i avantazhuar.
