Në Gjykatën e Lartë është hedhur shorti për çështjen e njohur ndryshe si ‘tragjedia e Potamit’, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia, humbi jetën teksa po lahej në det.
Gazetarja Anila Hoxha, raporton se çështjen do e shqyrtojë Sandër Simoni.
Të lidhura
None found
7-vjeçarja u godit nga një gomone, e cila në kundërshti me rregullat, po lundronte brenda kordonit të sigurisë.
Familja Avdia, me origjinë nga Tropoja, kishte ardhur për pushime në atdheun e tyre, pasi prej vitesh jetonin në Angli.
Por, në këto pushime u përballën me këtë tragjedi, që u shkaktua nga polici Arjan Tase, i cili akuzohet për veprën penale të “Vrasje me dashje” në mënyrë indirekte parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal./topchannel
