Nën akuzë për shpërdorim të fondeve europiane! Ish-ministri i shëndetësisë kundërshton drejtësinë, Beqaj kërkon gjykim të shkurtuar

Në seancën e mbajtur ditën e sotme për dosjen “SASPAC”, ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj mësohet se ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Kërkesa nga ana e Beqajt është bërë ditën e sotme në seancën e shqyrtimit paraprak ndaj ish-ministrit dhe 10 të bashkëpandehurve në Gjykatën e Posaçme.

Të lidhura

None found

Në dëshminë e tij, ish-ministri Beqaj ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe ka kërkuar pushim të çëshjtes penale, ose në të kundërt kthimin e akteve në SPAK për plotësim të hetimit.

Në rastin e kalimit të dosjes në gjyq, ish-ministri ka kërkuar gjykim me procedurë të shkurtuar.

Kujtojmë Ilir Beqaj në lidhje me dosjen “SASPAC” akuzohet për 6 akuza, që dyshohet se janë kryer në 27 episode të ndryshme.

Ndaj Ilir Beqajt rëndojnë veprat penale të korrupsionit, shkelje e barazisë në tendera, fshehje e pasurisë dhe ajo e mashtrimit.

Ish-ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik të 2024 në bazë të hetimeve në lidhje me dosjen e SPASPAC, si i dyshuar për shpërdorim të fondeve europiane në kohën kur drejtonte Agjencinë për Koordinimin e ndihmave Europiane.

Pasi u mor në hetim nga SPAK, ish-ministri Ilir Beqaj, dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit për Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur edhe si State Agency for Strategic Programming and Aid Coordination (SASPAC).

Së bashku me Beqajn, në dosjen e SASPAC të pandehur gjithashtu janë Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.


Shtuar 27.03.2026 18:36

Tags: ,