Adriana Kalaja ka reaguar pas kërkesës së SPAK për të pushuar hetimet ndaj gjyqtares Irena Gjoka. Në një postim nga llogaria e saj në Facebook, Kalaja shkruan se, sot Kushtetuta ra.
Më tej ajo thekson se gjithashtu dështoi, ligji i vettingut dhe i dekriminalizimit. Ajo njofton se nesër në orën 11:00 do të prenoncohet për mediat me anë të një deklarate para godinës së Strukturës së Posaçme.
Postimi i plotë:
“Sot ra ligji i dekriminalizimit.
Sot ra ligji i vettingut.
Sot ra Kushtetuta.
Sot ra përfundimisht Shteti Ligjor i së Drejtës.
Historia do i kujtojë me turp banditët e veshur me togë magjistrati.
Kështjella prej rërë e “Reformës në Drejtësi” ra dhe i zuri brenda.
Çfarë do që të bëjnë, sa do të duken të paprekshëm, të sigurtë dhe arrogantë në shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit, nuk mund të pastrojnë fytyrën e bërë pis dhe moralin e degraduar.
Gjithsesi,
Unë nuk ndalem.
Më ndiqni nesër në orën 11.00 në një deklaratë para SPAK.
Shumë surpriza………
PS: Mund të fshihni pasuritë, provat apo videot e korrupsionit apo er*tike, pooooooooor ato ndodhen diku.
Ato ndodhen diku dhe një ditë, do diskretitoheni më shumë se ç’jeni deri më sot.”, shkruan Kalaja.
