Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Ndeshja mes Polonisë dhe Shqipërisë pritet të ndiqet nga një tifoz VIP i veçantë, pasi mediat polake bëjnë të ditur se presidenti i vendit, Karol Navrocki, do të jetë i pranishëm në stadium. Ai ka qenë rregullisht në stadiume në të kaluarën dhe rëndësia e kësaj ndeshje e ka shtyrë të përsëritë këtë praninë e tij edhe në ndeshjen në Varshavë.

Por këtë herë, gjërat mund të jenë ndryshe, pasi presidenti i Polonisë, ndoshta nuk është më aq i mirëpritur në stadium nga tifozët. Ata e kanë bërë të qartë një gjë të tillë në ndeshje të ndryshme të kampionatit, ku janë shpalosur parulla kundër tij në stadiumet si në Lodz, Gdansk, Krakovë, Poznan dhe Lublin.

Kjo është rrjedhojë e vetos që ai ka vendosur mbi amendimin e Kodit Penal të vendit, i cili përfshinte ndër të terja edhe “vendosjen e një ndalimi për përdorimin e provave të fituara në mënyrë të paligjshme, kufizimin e përdorimit të tepërt të paraburgimit, rritjen e diskrecionit të gjykatave dhe zvogëlimin e numrit të prokurorëve, zgjerimin e të drejtës për mbrojtje në të gjitha fazat e procedurave penale dhe lehtësimin e ofrimit të ndihmës ligjore”.

Sipas mbështetësve polakë, ndërhyrja e presidentit ka qenë e pavend me veton e amendimit të Kodit Penal, ndaj parashikohet që edhe në stadiumin në Varshave gjatë ndeshjes të ketë kontestime e parulla kundër tij.


Shtuar 25.03.2026 18:21