Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës, GJKKO dënon me burg përjetë Altin Hajrin

Gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Altin Hajrin për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës në janar të 2020-ës në Kamzë.

Ai mohoi akuzat përmes avokatit të tij dhe tha se nuk ka pasur dijeni mbi planin e rrëmbimit. Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe Festim Bexhdili, po me burgim të përjetshëm.

Kujtojmë se Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh. Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin.

Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.

49-vjeçari ishte babai i 5 fëmijëve dhe ka 4 vëllezër, njëri prej të cilëve është bërë shkak edhe për pengmarrjen e tij.

Vëlali i Janit, Astrit Prenga i bllokoi një dërgesë kokaine një tjetër shqiptari, Dritan Rexhepaj i cili ndodhet në burg në Ekuador.

Ky i fundit pasi Astrit Prenga i bllokoi 300 kg kokainë urdhëroi në Shqipëri që të merrej peng vëllai i tij i madh në formë presioni për të liruar ngarkesën por gjatë pengmarrjes Jan Prenga ndërroi jetë.

Për ngjarjen deri më sot janë arrestuar Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj.


Shtuar 24.03.2026 13:28