Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është zgjedhur në formacionin e javës së 30 në Serinë A. Falë paraqitjes së tij në fitoren e Atalantës kundër Veronës, mbrojtësi është vlerësuar me notën 8.0.
Ndërsa portieri i më i mirë i 11-shes së javës është zgjedhur ai i Sasuolos, Arijanet Muriç.
Gardiani pati një mbrëmje magjike ku arriti të neutralizonte 7 gjuajtje të Juventusit, drejtuar kuadratit të tij, ku më e rëndësishmja padyshim ishte penalltia e pritur ndaj Lokatelit në minutën e 87-të.

27-vjeçari në fund u zgjodh “Lojtari i Ndeshjes” dhe u vlerësua me notën 8.7 nga SofaScore.

