Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së që po mbahet në Durrës, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, theksoi se fitorja për të katërtën herë rradhazi e PS-së është një përgjegjësi e madhe që duhet të përkthehet në një forcë më të fortë, më të organizuar dhe më kërkuese.
Ai e cilësoi rezultatin me PD-në në zgjedhjet e 11 majit, si një diferencë të thellë besimi me kundërshtarin, duke shtuar se nuk është thjesht në rezultat matematikor.
“Partia duhet të jetë më e fortë, e qartë me e organizuar dhe më kërkuese karshi vetes së saj. PS ka marrë fitore të plotë, jo të rastësishme dhe as të ngushtë e të përkohshme. Rezultati kombëtar i vitit 2025, 355 mijë për PS nuk është vetëm një rezultat matematikor, por kontratë e rinovuar me shqiptarët. Diferenca me kundërshtarin tonë është diferencë besimi, serioziteti në drejtimin e Shqipërisë. PS është forca më e qëndrueshme në vend, që di ta kthejë riorganizimin në votë dhe në mandat të fortë qeverisës. Fakti që diaspora i jep 61.1% të votës jashtë vendit e bën këtë fitore më të fortë politikisht. Brenda vendit, PS rritet”, tha ai.
Sipas tij, fitorja nuk ishte lokale por e shtrirë kombëtare duke përmendur qarqet në të cilat PS ka marrë më shumë vota.
Duke përmendur diasporën, ai theksoi se. Duke përmendur diasporën, ai tha se ka ardhur koha për të rivlerësim total duke integruar edhe teknologjinë.
Klosi tha se është e pafalshme që PS të mos ketë një strukturë që të absorbojë më tepër terrenin.
“Ka ardhur koha për rivlerësim total ku nëpërmjet teknologjike, nëpërmjet Ai, të bashkojmë punën e administratës lokale dhe partisë në terren të kemi njohje më të plotë të listave. E pafalshme, nuk e kemi pasur këtë kur kemi qenë në opozitë. Kemi akoma një pjesë të listës që është e panjohur me strukturat tona. Sot që kemi teknologji duhet të kemi një strukturë që të absorbojë shumë më tepër njohjen e terrenit. Diaspora është pjesë organike e rezultatit tonë politik”, shtoi ai.
Klosi bëri me dije detyrat kryesore të asamblesë, duke theksuar se hapi i radhës është kthimi i suksesit elektoral në një forcë më të madhe organizative.
Gjithashtu, ai tha se deri më 16 prill do të kryhet analiza e çdo organizate, deri më 13 maj do të zhvillohen zgjedhjet në organizatat socialiste, nga 16 maji deri më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve në bashki, ndërsa deri më 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve lokale.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm, sipas tij, është shtimi i anëtarësisë, me synimin për të afruar minimalisht katër anëtarë të rinj në çdo organizatë, me fokus te të rinjtë.
Ai shtoi se asambleja do të punojë gjithashtu, për hartimin e një programi të posaçëm për vlerësimin e kontributeve ndër vite.
“Hapi i radhës është ta kthejë suksesin elektroral në forcë më të madhe organzative. Pas zgjedhjeve parlamentare, vjen momenti i zgjedhjeve në strukturave tona të partisë me fokus te konsolidimi i organizartës së S, Zgjerimi i anëtarësisë, përzgjedhja më cilësore e drejtuesve vendorë dhe ringritja e strukturave në terren dhe diasporë dhe krijimi dëgëve. Kjo do të bëhet me punë të detajuar të asamblesë. Të gjithë anëtarët do të shpërndahen nëpër organizatat socialiste nga sot deri në 12 qershor, ku kemi 35 vjetorin.
Detyrat do të jenë raportimi i proceseve zgjedhorë në cdo organizatë, zgjedhja e strukturave vendore të partisë do të zhvillohet nga 21 mars deri në 30 qershor dhe do të jetë e ndarë në disa segmente. Deri në 16 prill do të jeë njohja dhe analiza e cdo organizatë. Deri në 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizatat socialiste. Nga 16 maj-12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki.
Dhe më pas deri në 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve tona lokale. Detyra e dytë, shtimi i anëtarësisë, minimalisht 4 anëtarë të rinj në cdo organizatë të PS, me fokus te të rinjtë. Në prag të 35 vjetorit të PS, puna e kësaj asambleje do të jetë edhe propozimi i programit të psoacëm për vlerësimin e kontributorëve të saj ndër vite, si mënyrë për të dokumentuar historinë e partisë”, shtoi Klosi.
