Triumfi i Italisë në Kampionatin Evropian e ka “turbulluar” paksa garën për Topin e Artë. Italia nuk ka patur ndonjë lider të pakontesueshëm duke u bazuar më shumë në lojën kolektive.
Fitorja e Argjentinës në Kupën e Amerikë Latine ka bërë Messin favorit që të fitojë Topin shtatë të Artë për të. Leo kishte një kampionat të jashtëzakonshëm duke udhëhequr shtetin e tij në garën prestigjoze.
Messi ka qenë edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe lojtari më i mirë i sezonit në njëren nga dy ligat më të forta në botë. Ekspertët dhe koeficientët e bëjnë Messin favorit për këtë vit.
Donnarumma pritet të jetë poashtu në podium, bashkë me Jorginhon.
Emri i De Bruyne poashtu përmendet si një nga të mundshmit për të qenë në podiumin e më të mirëve në botë.