Tjetër goditje për Poloninë para Shqipërisë, dëmtohet portieri titullar i klubit të Seria A

Polonia, njësoj si Shqipëria, po kalon një situatë ku dëmtimet duket se do kushtëzojnë listën e saj. Bolonja ka humbur shërbimet e portierit Lukasz Skorupski, që është dëmtuar dhe pritet të mungojë për 6 deri në 8 javë.

Kjo goditje për polakët vjen pasi Adam Buksa, që luan si sulmues me Udinezen në Seria A është po ashtu i dëmtuar. Trajneri Jan Urban i ka tashmë zëvendësuesit për portën, sepse Skorupski humbi edhe dy ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi.

Kamil Grabara i Volfsburgut dhe Bartlomiej Dragovski i Uidzeu Lodz janë alternativat. Grabara është i favorizuar për të qenë titullar.

Shqipëria do të sfidojë Poloninë në transfertë, më 26 mars. Sfida gjysmëfinale vlen për fazën “play off” të Botërorit 2026.


Shtuar 19.03.2026 16:19