Miqësia mes Selin dhe Mateos duket se është prishur përfundimisht, me të dy banorët që duket se janë rikthyer në kundërshtar të njëri-tjetrit.
Pas Prime-t të së martës, të dy ata kanë pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpi.
Pjesë nga debati-
Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.
Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.
Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.
Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.
Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.
Mateo: Të të vij turp.
Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.
Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.
