Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci dhe 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje të barazisë me një tender të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
Bëhet fjalë për tenderin 700 mijë eurosh për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. Më konkretisht, për gjykim, krahas Becit, kalojnë edhe Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni”.
Adela Ruko është bashkëshortja e Evis Berberit, ish vartësi i Belinda Ballukut, i cili ndodhet në qeli për një tjetër rast abuzimi. Ndaj të pandehurve rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera të kryer në bashkëpunim.
Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se gjatë zhvillimit të kësaj procedure tenderuese janë kryer veprime të kundërligjshme nga titullari i autoritetit kontraktor, anëtarët e njësisë së prokurimit dhe Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO), lidhur me përllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave të referencës, përcaktimin e kritereve të tenderit dhe vlerësimin e ofertave.
Sipas SPAK, Benet Beci, në kohën kur ushtronte detyrën e administratorit të KESH, në bashkëpunim me të tjerët, ka paracaktuar dhe krijuar avantazhe të padrejta për shoqërinë fituese “Consulting & Management Albania” sh.p.k., duke shkelur ligjin për prokurimin publik dhe aktet nënligjore përkatëse.
Ka qenë telefoni i ish kreut të ARRSH-së, Evis Berberit që i ka “fundosur” të pandehurit, në të cilin u zbuluan edhe shkeljet e ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, gjithashtu nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera.
Njoftimi i GJKKO:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal numër 196, të vitit 2024, në ngarkim të pandehurve Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni”.
2. Në seancën e datës 17.03.2026 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Marinela Osmani, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin nr. 63, datë 17.03.2026, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
2. Dërgimin e çështjes penale që i përket procedimit penal numër 196, të vitit 2024, për gjykim në gjykatën kompetente, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në ngarkim të pandehurve:
1. Benet Beci, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.
2. Adela Ruko, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.
3. Edlira Mitrushi, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.
4. Jonid Kazani, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.
5. Yllka Nishku, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.
6. Premtim Dauti, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
7. Rudin Gjoni, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258, 25, të Kodit Penal.
3. Në bazë të nenit 332/ë të Kodit të Procedurës Penale formimin e fashikullit të gjykimit, i cili përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 196 të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga palët dhe të administruara nga gjykata.
4. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohen edhe kërkesat e të pandehurve: 1. Benet Beci, 2. Adela Ruko, 3. Edlira Mitrushi, 4. Jonid Kazani, 5. Yllka Nishku dhe 6. Rudin Gjoni, për gjykim të shkurtuar. 5. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq ligji nuk lejon ankim.
