Drejt fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit 2026: Kur është Nata e Kadrit dhe kur festohet Bajrami

Gjatë muajit Shkurt dhe Mars, besimtarët pritën muajin e Ramazanit për vitin 2026, përkatësisht 1447 sipas kalendarit Hixhri.

Muaji i shenjtë i Ramazanit nisi më 19 shkurt 2026, ndërsa përfundon në pak ditë me festën e Bajramit, e cila këtë vit festohet të premten, më 20 mars 2026.

Gjatë këtij muaji, besimtarët myslimanë agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit. Orari i agjërimit ndryshon gradualisht nga dita në ditë, për shkak të zgjatjes së ditës.

Një nga netët më të rëndësishme të muajit të Ramazanit, Nata e Kadrit, këtë vit shënohet ditën e sotme, më 16 mars 2026 (e hënë). Kjo natë konsiderohet ndër më të shenjtat në Islam dhe besohet se është nata kur filloi shpallja e Kuranit.

Gjatë këtij muaji, besimtarët kanë gjithashtu detyrimin për të dhënë sadekatul-fitrin, një kontribut bamirësie që u takon çdo myslimani të rritur që ka ushqim të tepërt përtej nevojave ditore. Sadekatul-fitri jepet nga kryefamiljari për veten dhe për anëtarët e familjes, në përputhje me mundësitë financiare.

Besimtarët i referohen çdo ditë orareve të përcaktuara për:

• Agimin (Syfyrin) – kufiri i fundit për ngrënien dhe pirjen para fillimit të agjërimit;

• Lindjen e Diellit;

• Drekën (Yleja);

• Ikindinë (Pasditen);

• Perëndimin e Diellit (Iftarin) – momenti i prishjes së agjërimit;

• Jacinë (Darkën).

Muaji i shenjtë përmbyllet me festën e Fitër Bajramit, më 20 mars 2026. Falja e namazit të Bajramit do të mbahet në orën 06:00 të mëngjesit.


Shtuar 16.03.2026 12:45