Tare për të ardhmen e Modric: E shijon të luajë për këtë ekip, e do Milanin

Igli Tare foli para ndeshjes Lazio-Milan. Drejtori sportiv i kuqezinjve diskutoi një sërë temash, nga gara për titull e deri te tregu i transferimeve.

Ish-drejtuesi i Lazios filloi me thashethemet për interesin e Milan për Moise Kean:

“A është ai qendërsulmuesi i ardhshëm i Milanit? Nuk ka kuptim të flasim për këtë tani. Fitorja sonte është vendimtare për ne. Do të thotë shumë për tabelën e ligës dhe për të ndërtuar mbi fitoren në derbi. Pastaj, pas disa muajsh, do të kemi gjithashtu mundësinë të diskutojmë tregun e transferimeve. A do të rihapet gara për titull me një fitore? Jo, duhet ta mendojmë ndeshje pas ndeshja”.

Më pas foli për të ardhmen e Luka Modriç, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, por me një mundësi zgjatjeje për një vit tjetër:

“Modriç? Një gjë është e sigurt, Luka e do Milanin dhe ne e duam atë. Mendoj se do të jetë një vendim i lehtë për të. Kontrata është aty, nëse ai dëshiron, sepse kemi një vit opsion. Ai duhet të marrë një vendim me qetësi të plotë. Megjithatë, e di që atij i pëlqen të luajë për këtë ekip”.


Shtuar 15.03.2026 21:34