Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë, ku ka ndërruar jetë foshnja 2-muajshe e cila një ditë më parë ishte transportuar me urgjencë drejt Tiranës, pasi ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve, foshnja ka ndërruar jetë disa orë pas mbërritjes në Tiranë, pavarësisht përpjekjeve dhe ndërhyrjes së mjekëve, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Kujtojmë se foshnja ishte paraqitur një ditë më parë në gjendje të rëndë shëndetësore në pediatrinë e Spitalit Rajonal të Korçës.
Sipas burimeve nga policia dhe spitali, dyshohet se foshnja ka shkuar në gjendje të rëndë nga kequshqyerja.
Grupi hetimor ka nisur hetimet dhe materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë së Korçës. Gjatë hetimeve pritet të përcaktohet nëse shkak i vdekjes ka qenë kequshqyerja apo ndonjë problem tjetër shëndetësor që foshnja mund të ketë pasur që në lindje.
