Igli Tare ishte pjesë e panelit të zakonshëm të emisionit të Top Channel para ndeshjeve të Champions League, të moderuar nga Edi Manushi, ku foli edhe për marrëdhënien e tij me Pep Guardiolën dhe mundësinë që trajneri spanjoll të ketë ardhur në Shqipëri.
Edi Manushi e pyeti Taren nëse, vite më parë, kishte zhvilluar bisedime për ta sjellë Guardiolën në Shqipëri dhe nëse ai kishte vizituar ndonjëherë vendin së bashku me të.
Të lidhura
None found
“Me mua nuk ka ardhur. Nuk besoj të ketë qenë atëherë kur erdhëm me Breshian për të luajtur me Kombëtaren”, u përgjigj Igli Tare.
Manushi sqaroi se bëhej fjalë për një periudhë edhe më të hershme, duke kujtuar se Tare mund të kishte ardhur në Shqipëri bashkë me Guardiolën. Ai shtoi se nuk ishte i sigurt nëse kjo vizitë kishte ndodhur, ndërsa theksoi miqësinë që lidh Taren me trajnerin spanjoll.






