Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars, është konfirmuar lajmi se vajza, dhëndri dhe nipi i Ali Khameneit u vranë në sulmin e mëngjesit të së shtunës, më 28 shkurt.
Agjencia vëren se konfirmimi erdhi pas komunikimit me rezidencën e udhëheqësit suprem. Thuhet gjithashtu se një nga nuset e tij u vra në të njëjtin sulm.
Po ashtu raportua se lideri suprem është i plagosur në këmbë, por një artikull i “The Sun” ngre një tjetër pistë. Ku sipas raportimit të bërë nga prestigjozia britanike, djali i Khameneit ka humbur njërën këmbë po ashtu ka pësuar dëmtime në stomak ose mëlçi, dhe është në koma.
Një dyshim ky i thelluar për shkak të faktit që Mojtaba Khamenei nuk u shfaq me pamje apo zë, në deklaratën e dhënë.
