Një përplasje e fortë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mes Mirit dhe Mateos.
Debati mes tyre ka ardhur pas deklaratës së Mirit gjatë Prime-it të kaluar, ku në dhomën e rrëfimit u shpreh se kishte pëlqim për Selinën.
Pas kësaj deklarate, Mateo nuk e ka lënë të qetë Mirin, duke e ngacmuar vazhdimisht për këtë çështje.
Gjatë debatit, Mateo e pyeti drejtpërdrejt nëse do të ishte i gatshëm të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinën.
Nga ana tjetër, Miri u përgjigj me qetësi, duke theksuar se ka një bashkëshorte të mrekullueshme dhe se Mateo nuk duhet të ndërhyjë në jetën e tij personale.
Pjesë nga debati:
Mateo: Po si thua, e dua gocën e huaj, ore. Ore, si qan për gocën e huaj? Je i martuar dhe thua se do gocën e huaj. Po të bëj një pyetje normale: A do ishe ndarë për Selinën?
Miri: Po ç’lidhje ke ti me jetën time bashkëshortore? Kam një grua të mrekullueshme.
Mateo: Ta bekoftë Zoti!
Miri: Nëse thua “ta bekoftë Zoti”, duhet të të vijë turp që e përdor.
Mateo: A do ishe ndarë me gruan tënde për Selinën?
Juela: Ti nuk ke Zot ore. Nuk e bën dot lojën e Rogertit ti me provokime.
Miri: Të të vijë turp! Je i pafytyrë që përmend bashkëshorten time.
