Nard Ndoka: Rama është narcist i lindur, e ka sëmundje, 80% e Grupit Parlamentar të PS nuk bie dakord me kryeministrin

Kryetari i Partisë Demokristiane e Shqipërisë, Nard Ndoka, teksa ishte i ftuar në studion e emisionit Oponencë, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë dhe mbrojtja që ai i ka bërë ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin.

Ndoka kritikoi mënyrën se si, sipas tij, kryeministri ushtron pushtetin.

“Rama ka egon e pushtetit dhe e përdor atë si të dojë. I duket sikur po bën vepra të mëdha për Shqipërinë. Është një tip narcisti, e ka të lindur këtë. Kjo është sëmundje”, u shpreh Ndoka.

Ndoka foli gjithashtu edhe për qëndrimet brenda Partisë Socialiste, duke pretenduar se një pjesë e deputetëve të saj nuk janë dakord me linjën politike të kryeministrit.

“Unë kam miq një pjesë të tyre dhe kam shkëmbyer gallata me ta për gjendjen e tyre shpirtërore dhe si ata ndihen pas atij fjalimi në grupin parlamentar. 80% e tyre në grupin parlamentar në koshiencën e tyre nuk janë dakord me këtë, por janë të detyruar sepse e tillë është ndërtuar fryma politike në atë parti”, tha Ndoka.


Shtuar 12.03.2026 08:04