Ditën e sotme, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, ka qenë në Prokurorinë e Posaçme, i thirrur për çështje që nuk bëhen publike as nga institucioni dhe as nga vetë ish-zyrtari vendor.
Në dalje të institucionit të akuzës, ai nuk dha prononcim për mediat sot (10 mars), por deklaroi shkurtimisht se “nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”.
Mësohet se Ish-kryebashkiaku Leli u pyet për rreth 90 minuta.
Leli është paraqitur në SPAK edhe në vitin 2022, kur drejtonte Bashkinë e Vlorës.
Atë kohë, u njoftua se Leli ishte pyetur për një çështje tjetërsimi pronash, si person që kishte dijeni rreth çështjes.
