Adelina Ismaili: Kur e ke rrugën e qartë, kritikat nuk të bëjnë përshtypje, nuk i lexoj

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka ndarë disa reflektime për rrugëtimin e saj artistik dhe lidhjen e fortë me muzikën gjatë një interviste të fundit.

Artistja foli edhe për periudhën kur u largua nga muzika rreth 15 vite më parë, duke treguar se ajo kohë ishte e mbushur me lodhje emocionale.

Megjithatë, sipas saj, dashuria e madhe për artin ishte ajo që e mbajti gjithmonë të lidhur me muzikën dhe krijimtarinë.

Ajo tha: “Dashnia, nuk besoj që kisha mujt me mbijetu kaq gjatë sikur mos të ishte një dashuri e çmendur për artin në përgjithësi. Jam larguar para 15 vitesh, ishte një lodhje e madhe emocionale, me u njoftu me jetën e përditshme, pastaj e kam pa që disa njerëz lindin për diçka, në rastin tem kjo ka qenë”.

Gjatë bisedës, Adelina Ismaili u ndal edhe te kritikat që ka marrë ndër vite. Sipas saj, kritikat janë pjesë e natyrshme e rrugëtimit artistik dhe shpesh vijnë kur një artist zgjedh të ndjekë një rrugë ndryshe.

Ajo u shpreh: “Kur merr rrugë ndryshe, një rrugë drejt përparimit, çfarëdo që të jetë ai, muzikor ose në stil. Besoj që është pjesë e punës kur je Adelina Ismaili. Ka dekada që nuk i lexoj, nuk i kam marrë seriozisht kurrë, sepse e di çfarë dua dhe ku do të arrij. Kur e ke rrugën e qartë nuk të bëjnë përshtypje”./Telegrafi


Shtuar 8.03.2026 19:25