Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë/ Arrestohet efektivi i Policisë (EMRI)

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e zhvilluar mëngjesin e kësaj të shtune në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas informacioneve për mediat, gjatë aksionit është arrestuar punonjësi i policisë Rezart Kuci, i akuzuar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Mësohet se Kuçi mban postin e shefit të seksionit të policisë shkencore në DVP Kukës.

Më parë, ai ka mbajtur postin e Zëvendës Shef Komisariati/Shef për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1.

 


Shtuar 7.03.2026 13:35