Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në aksin rrugor Kukës- Gostil. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor dhe si pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit është plagosur dhe është dërguar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Sakaq, Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 15:01, në aksin rrugor Kukës- Gostil, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin e tij, është aksidentuar me një motoçikletë me drejtues shtetasin B. Sh., banues në Kukës. Si pasojë, ka marrë dëmtime drejtuesi i motoçikletës shtetasi B. Sh., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
