Deputeti i PD, Klevis Balliu, teksa ishte i ftuar në studion e News24, ka folur në lidhje me protestën kombëtare të radhës që do të mbahet nesër nga Partia Demokratike.
Gjithashtu, Balliu u shpreh se protesta do të jetë ndryshe nga tubimet e javëve të fundit të opozitës, duke shpjeguar se do të ketë një formë përshkallëzimi.
Sipas tij, do të ketë forma të ndryshme të shprehjes së revoltës, ndërsa nënvizoi se protesta vijon sepse e kërkon me ngulm përshkallëzimi i aksionit të opozitës.
“Do ketë një protestë të cilën në protestat e fundit nuk e keni parë. Do ketë përshkallëzim. Do ketë forma të ndryshme. Protesta vijon sepse kërkon me ngulm përshkallëzimi i aksionit të opozitës”, u shpreh ai.
