Lorent Tolaj është duke kaluar momente fantastike në Ligën e Parë të futbollit në Angli. 24-vjeçar vesh fanellën e klubit Plymuth.
Në ndeshjen e fundit, Tolaj shënoi dy gola në fitoren 5 me 2 ndaj Kardifit. Tolaj po synon të bëhet golashënuesi më i mirë në ligë këtë sezon, pasi në total ka 14 gola dhe katër asiste, vetëm tri më shumë ka vendi i parë i mbajtur nga Uoton i Stockport (17 gola).
Sulmuesi shqiptar te Plymuthi u transferua nga Port Vale, kurse më parë ka qenë pjesë e Aldershot, Dunde, Salford dhe Brajton U21.
Tolaj nuk është ftuar ende nga ekipi i parë i Zvicrës, andaj i lejohet të luajë për fanellën e Kosovës apo Shqipërisë në të ardhmen.
