Deputeti i PD, Klevis Balliu, përmes një statusi në facebook, e quan retorikën e kryeministrit Rama, një përpjekje për të mbrojtur pushtetin dhe abuzimet me fondet publike.
Në një videomesazh në rrjetet sociale, Balliu thekson se sulmet dhe shpifjet politike po përdoren si mjet për të larguar vëmendjen nga aferat korruptive dhe keqqeverisja.
Reagimi i plotë
Edi Rama sulmon dhe shpif për të mbrojtur pushtetin dhe paratë e vjedhura.
Shqipëria meriton drejtësi dhe një qeveri që i shërben qytetarëve, jo korrupsionit.
