Ishte një lojë për show/ Videoja e Keijsit shokon Inën, ish-banorët ballafaqohen live

Ish-banorja e BBV, Ina, është përballur me një situatë të pazakontë në “Fan Club”, aty ku iu ofrua të shihte një video të Keijsit.

Në video, Keijsi tregonte se gjithçka ka nisur për lojë dhe se marrëdhënien me Inën e ka krijuar për show.

“Ku ka gjëra tamam, në BBV është çdo gjë show. Shumë gjëra do të ndahen, halli është të marrim përfitime. Nuk është gjë serioze. Nuk e dua (Inën). Është e kuptueshme që është për lojë, edhe nëse nuk e kupton ku qëndron problemi. Të shkojë sa të shkojë, pak muaj. Secili ka jetën e vet, show do të bëj. Qëllimi ishte të kapim show, reklama, wow çifti”, thoshte Keisji në video.

Ina ka mbetur e shokuar dhe e habitur pas kësaj videoje, por më pas ka kërkuar të sqarohet me Keijsin.

Fillimisht asaj i është lexuar edhe një letër ku ish-banori i shprehte dashurinë, situatë që ia shtoi edhe më shumë paqartësinë.

Më pas, ishte vetë Kiara ajo e cila ftoi në studio Keisjin, i cili erdhi me një tufë me trëndafila të kuq, ku u shpjegua se gjithçka ishte një shaka.

 


Shtuar 22.02.2026 15:08

Tags: ,