Aksident i rëndë në afërsi të Lezhës, makina përplas motomjetin! Përfundon në spital një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në dalje drejt superstradës, pranë zonës së Ishull Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mësohet se motomjeti po lëvizte në drejtim të Lezhës, ndërsa automjeti po vinte nga qyteti, i cili ka tentuar të futet në rrugën dalëse drejt superstradës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, të cilët kanë kryer veprimet e para proceduriale dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 21.02.2026 16:11