Këtë të enjte, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në nisje të seancës plenare në Kuvend ka deklaruar se në Rendin e Ditës së Kuvendit duhet të ketë vetëm një çështje, futja në Rend Ditë shqyrtimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ç`ka i hap rrugë arrestimit të saj.
Ai u shpreh se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë pengesë që diçka e tillë të ndodhë, ndërsa ka akuzuar mazhorancën se janë bërë pengesë për hetime në lidhje me korrupsionin.
Bardhi: Kuvendi i Shqipërisë në agjendën e tij duhet të ketë vetëm një pikë që keni 2 muaj qe e mbani zvarrë, duke e kthyer këtë institucion në shkelet të ligjit. Duhet të mbahet seanca për heqjen e imunitet për Belinda Ballukun. E shtytë mbledhjen pasi të fliste Kushtetuesja. Na thatë që do presim vendimin e Kushtetueses,. Për 2 muaj i mbushët kokën shqiptarëve se një zv.kryeministre nuk mund të pezullohet nga prokuroria. P
as vendimit të GJK thatë do presim. Për 2 muaj jeni bërë pengesë për heqjen e imunitetit. Ky Kuvend ka dështuar për 2 muaj që të përmbushë misionin për këtë çështje. Jeni i vetmi vend në botë që miratoni një ligj për të mbrojtur veten. Duhet të mblidhet me urgjencë heqja e imunitetit të Ballukut, t’i hapni rrugë SPAK-ut dhe çdo i akuzuar të jetë i barabartë para ligjit. Ishit ju që drejtësia e re do të duhet të bëjë punën e saj.
Ditën që ju trokiti në derë, në paradhomën e Ramës, pastaj në oborrin e shtëpisë së tij me çështjen e AKSHIT, keni marrë sulm të paprecedentë, me veprime aktive për të penguar prokurorinë. Ose ky Kuvend do ta luftojë korrupsion, ose do ta shndërroni atë në bunker të korrupsionit/. Mos provokoni opozitën, lejoni që Kuvendi të shqyrtojë në kohë misionin e vetë, për t’i hapu rrugë hetimit për akuzat që përfshijnë ¼ të buxhetit të shtetit.
