VIDEO/ Sherri në fushë vazhdoi edhe pas ndeshjes, Alegri i vërsulet Fabregasit: Je një fëmijë dhe b*le që ka filluar të bëjë pardje trajnerin

Ndeshja mes Milanit dhe Komos në Serinë A nuk ka kaluar pa tension dhe më i dukshmi ka qenë ai mes Çesk Fabregas dhe Masimiliano Alegrit.

Ky i fundit u ndëshkua me të kuq në mënyrë të gabuar për faj të një gjesti antisportiv të Fabregas, i cili ndali Salemakers duke e kapur nga fanella kur po kalonte para pankinës së tij. Kjo bëri që të kishte një përplasje mes dy pankinave para se Alegri të largohej nga fusha pasi gjyqtari e cilësoi atë fajtor për sherrin.

SHIH VIDEON

Por situata është përshkallëzuar edhe pas sfidës. Alegri dhe Fabregas janë shkëmbyer para hyrjes së sallës së konferencave ku duhej të flitnin për gazetarët dhe në ato momente trajneri i Milanit nuk është përmbajtur ndaj teknikut të Komos.

“Je një fëmijë, je një b*le. Je një fëmijë që ka filluar pardje të bëjë trajnerin”, është dëgjuar ulërima e Alegrit para se punonjësit e stadiumit të mbyllnin derën që gazetarët të mos shihnin çfarë po ndodhte. Por raportohet se edhe Fabregas i është kthyer me të shara dhe ka pasur momente tensioni në korridoret e stadiumit me stafet e skuadrave që kanë ndërhyrë për t’i ndarë. /panorama


Shtuar 19.02.2026 10:14