Mamaja e Gretës flet për herë të parë për propozimin: Jam takuar me mamin e Onos, si dhëndër ai…

Ditën e diel, nëpërmjet një lidhjeje telefonike, ishte e ftuar  në “Big Brother VIP Fan Club”, Suela, mamaja e Gretës.

Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me raportin e vajzës së saj me Selin jashtë shtëpisë dhe gjithashtu, është ndalur edhe te propozimi që vajza e saj mori brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri nga partneri i saj, njëkohësisht edhe vëllai i Selin.

E pyetur nga Kiara se si e priti porpozimin, mamaja e Gretës u shpreh se i kishte pëlqyer shumë dhe se ishte takuar vetëm me mamin e Onos personalisht.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Si e patë propozimin e dhëndrit? Si j’u duk?

Propozimi shumë bukur, kemi mbetur gojëhapur.

Kiara: Nuk e prisnit?

Ishte një surprizë për të gjithë për këtë jam mëse e sigurt, jemi shokuar dhe ne.

Kiara: Të pëlqen Ono si dhëndër?

Më pëlqen shumë Ono si dhëndër e adhuroj, është djali që nuk kam patur.

 


Shtuar 19.02.2026 09:36