Mijëra të pranishëm në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbyllet marshi “Drejtësi, jo politikë”

Marshi në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, i nisur në orën 14:00, është mbyllur pasi janë mbajtur disa fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrës të tjerë.

Në këtë marsh që kërkon drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

E pranishme ka qenë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila është parë në këtë tubim afër djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçit dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Qytetarët që kanë marrë pjesë në marsh në duar kanë mbajtur pankartat si “Liria ka Emër”, “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Liri në emër të popullit”.

Themeluesi i platformës “Liria ka Emër”, Ismajl Tasholli në fjalën e tij para qytetarëve ka thënë se pavarësisht proceseve gjyqësore, lufta e UÇK-së ishte çlirimtare dhe nuk mund të relativizohet.


Shtuar 17.02.2026 19:17