Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e Marco Rubios: Duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes! Frika e vetme…

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë në rrjetet sociale mesazhin e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Ai thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa, i përkasin njëri tjetrin.

Në mesazhin e tij, ai gjithashtu thekson se synimi është që të krijohet një aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes.

Statusi:

“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë.” – Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.


Shtuar 14.02.2026 17:37

Tags: ,