Dash Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, Erion Braçe i tregon sekretin: Po bërë këtë, ia ke dalë! Një merak kam! Kush do flasë për fshatin tani?

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka uruar ish ligjvënësin demokrat Dashnor Sulën për emërimin e tij si Kryeinspektor i Përgjithshëm.

Në një reagim në rrjete sociale, deputeti socialist i jep një “porosi” se “gjoba nuk është alternativa e parë”, duke shtuar se nëse do të bëjë këtë gjë, atëherë do t’ia dalë.

“Dua shumë ti hysh e t’i dalësh në fund siç ligji e parashikon: Gjoba nuk është alternativa e parë. Po bëre këtë, ia ke dalë”, shkruan deputeti.

Më pas ai i përcjell edhe një merak, teksa thotë se Sula ishte ndër ata deputete që flisnin për fshatin ndërsa parashtron pyetjen se kush do ta bëë këtë gjë tani në parlament, aty ku duhet të përcillet zëri i popullit.

“Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash! Mendoje dhe këtë!“, shtoi ai.

Reagimi i plotë:

URIME DASH!

PUNE TE MBARE! Sinqerisht!

Dua shumë ti hysh i ti dalësh në fund siç ligji parashikon:

GJOBA NUK ËSHTË ALTERNATIVE E PARË!

Po bëre këtë, ja ke dalë!

Ndërkohë një merak e kam;

Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash! Mendoje dhe këtë!


Shtuar 13.02.2026 21:36