Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë/ Digjen 22 bagëti, dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike

Një stallë me gjedhë është përfshirë nga flakët në fshatin Armenë të Bashkisë Selenicë. Si pasojë e kësaj janë djegur 22 lopë dhe viça. Dëmet janë të konsiderueshme, ndërsa bëhet me dije se stalla ishte në pronësi të Bardhosh Haxhirajt.

Kjo tragjedhi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për fermerin. Sipas hetimeve, stalla është përfshirë nga flakët si pasojë e një shkëndije elektrike.


Shtuar 12.02.2026 17:48