Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Spatharit në ujë.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës dhe ka rënë në lumin Drin.
Burime bëjnë me dije se 3 persona janë nxjerrë nga automjeti dhe janë dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës, teksa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të tre ata kanë dalë vetë ka nga makina pasi kanë rënë në ujë dhe kanë qëndruar poshtë urës tek mbajtëset plastike.
Më pas i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë dhe efektivë, duke i nxjerrë. Dy prej tyre raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i treti ka pësuar dëme serioze.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.

