Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave të 21 janarit, dosja është në tryezën e SPAK.
Sipas kreut të qeverisë, derisa të ketë drejtësi për vrasjen e 4 qytetarëve “drejtësia e re do të mbetet e vjetër”.
Në fjalën e tij para familjarëve, Rama tha se, “shumë gjurmë kanë humbur, por ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve”.
“Vetëm ashtu dhe vetëm këmbënguljes së familjeve të viktimave, dosja e krimeve më të egra të krimeve shqiptare u vendos në tryezën e SPAK. 21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur, ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut i nënvizoi si shkelje të konventës evropiane, përdorimin e forcës vdekjeprurëse, edhe mungesës e bazë legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrisë më forcë vdekjeprurëse duke kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen. Ulërima e kësaj padrejtësie nuk do të shuhet asnjëherë. Dhe nevoja për drejtësinë e munguar do të triumfojë me se sbën”, u shpreh Rama.
