Bayern Munich ka konfirmuar se sulmuesi anglez Harry Kane ka firmosur një kontratë të re, e cila e mban te klubi bavarez deri në vitin 2029.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, 33-vjeçari tha se ndihet shumë krenar që do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munichut. Ai shprehu dashurinë për klubin, tifozët dhe “Allianz Arenën”, ndërsa vlerësoi skuadrën dhe trajnerin Vincent Kompany.
Të lidhura
None found
Kontrata e re vjen pas një periudhe të suksesshme për Kane, i cili së fundmi fitoi ‘Topin e Artë 2026’, çmimin e parë të këtij niveli në karrierën e tij.
Në sezonin 2026/27, sulmuesi shënoi 61 gola dhe dha shtatë asistime në 51 ndeshje në të gjitha garat. Formën e mirë e ka ruajtur edhe në edicionin aktual, ku numëron 10 gola dhe tetë asistime në 14 paraqitje.







