Shtetasi Andi Vokri 28-vjeç, i cili akuzohet se vrau me çekiç 57-vjeçarin Petrit Ndou në Mamurras, ka dhënë dëshminë e tij paraprake lidhur me ngjarjen.
Para hetuesve, ai ka deklaruar se nuk donte ta vriste dhe se situata i ka dalë jashtë kontrollit.
“Nuk doja ta vrisja, ishte konflikt i çastit dhe situata më doli nga kontrolli”, ka deklaruar 28-vjeçari në komisariat.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnate rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë mbikalimit të fshatit Bushnesh, ku 28-vjeçari Andri Vokri, pas një sherri të çastit ka goditur për vdekje 57-vjeçarin Petrit Ndou.
Dyshohet se fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal me sharje dhe fyerje dhe më pas Vokri e ka goditur disa herë me çekiç në kokë dhe trup viktimën.
Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 57-vjeç.
Autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28-vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes”,- njoftoi policia.

