Sërish protestë nga fermerët grekë, duke sjellë kështu paralizime dhe në akset rrugore që lidhin Shqipërinë me Greqinë.
Përmes një njoftimi, Policia Kufitare e Kakavijës, sqaron se nga ora 12:30 me orën greke do të bllokohet aksi Kakavijë-Janinë.
“Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:30 (me orën greke) deri në një njoftim të dytë, aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës”, sqaron policia.
