Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga një qytetar lidhur me pasardhësit e mundshëm të tij në krye të PD-së.
“Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor, se pse jeni një person që keni dhënë prova në 2013 si një burrë shteti, e ke dorëzuar, por kam dyshimin se ke frikë se mos na vjen ndonjë Lul tjetër, edhe për këtë ke arsye”, pyeti qytetari, duke iu referuar kohës kur Berisha ia ‘trashëgoi” Partinë Demokratike Lulzim Bashës.
Kryedemokrati u shpreh se nuk do ia dorëzoj PD-në vajzës apo djalit të tij, pasi kryetarin e PD-së do e zgjedhin vetë ata, qytetarët.
“Nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë’, tha Berisha.
Pyetje nga qytetari: Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta doktor, se pse jeni një person që keni dhënë prova në 2013 si një burrë shteti, e ke dorëzuar, por kam dyshimin se ke frikë se mos na vjen ndonjë Lul tjetër, edhe për këtë ke arsye.
Berisha: Të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk mund ta bej kurë, pasardhësin. Nuk është reale, nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim, pasardhësin ua lë ju, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë.


