Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari

Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në Lushnje. Egzon Begaj, 64-vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjes, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë.

64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, për shkak të plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, i cili për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjetin dyshohet të ketë qenë lagështia dhe balta në rrugën ku ai po udhëtonte për të shkuar në punë.


Shtuar 13.01.2026 11:58