Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile ka thënë se situata nga reshjet dhe prurjet e larta është përmirësuar ndjeshëm në të gjithë vendin.
Sipas Ballukut, në terren janë angazhuar më shumë se 1.600 punonjës, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile janë në veprim që prej 2 janarit, veçanërisht në zonat më të prekura nga moti i keq.
“Situata është menaxhuar edhe në veri. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë rikthyer në funksion në kohë rekord. Aktualisht, të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit”, u shpreh zv/kryeministrja.
MBLIDHEN EMERGJENCAT CIVILE/ Rama: Janë ulur sasitë e reshjeve, deri tani janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje
Ajo theksoi gjithashtu se kaskada e hidrocentraleve ka përballuar prurje rekord, që kanë arritur deri në 3.000 metër kub për sekondë, ndërsa kuota e liqenit të Fierzës ka shkuar në 289.77 metra.
Sipas Ballukut, prurjet aktualisht kanë rënë ndjeshëm dhe janë në nivelin 1.500 metër kub për sekondë, çka ka ndikuar pozitivisht në stabilizimin e situatës.
Fjala e Ballukut:
“Situata me e mirë në rang vendi. Në terren më shumë se 1600 punonjës, të civilët nga 2 janari janë angazhuar në zonat më të prekura. Është menaxhuar edhe veriu. Kemi pasur disa shkëputje në Kukës dhe Librazhd, por janë kthyer në funksion në kohë rekord. Të gjitha linjat janë funksionale sa i përket transmetimit.
Kaskada ka pasur prurje rekord, 3000 metër kub/sekondë. Kuota e Fierzës ka arritur në 289.77 metra. Prurjet kanë rënë, janë 1500 metër kub/s”
