Kush është 54-vjeçari që humbi jetën nga përmbytjet në Durrës (EMRI)

Ditën e sotme, shtetasi Astrit Hysenaj, 54-vjeç, u gjet pa shenja jete, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve, dyshohet se Hysenahj humbi jetën si pasojë e përmbytjeve në qytetin e Durrësit.

Sipas uniformave blu, 54-vjeçari është gjetur pa shenja jete, në zonën e Plepave, teksa një ditë më parë ishte shpallur i zhdukur nga familjarët e tij.

Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës.

Sipas raportimeve, Hysenaj, kishte shkuar të monitoronte situatën nga përmbytjet dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit me vete.

“Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit”,– thuhet në njoftimin e Policisë.


Shtuar 8.01.2026 12:47