Britania e Madhe vijon të përballet me rritje të shifrave të personave të infektuar me COVID-19.
Dhe pse prej javësh raportonte një përmirësim të situatës, kjo për shkak dhe të fushatës së vaksinimit, tashmë një valë e re infektimesh ka shpërthyer në Britani.
Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore bëjnë me se 35 mijë persona të tjerë u infektuan me koronavirus, shifër kjo që nuk regjistrohej prej 22 janarit.
29 persona humbën jetën, duke e çuar bilancin total të fataliteteve që nga shpërthimi i virusit në 128 365.