Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen dy makina, raportohet për 2 viktima

Mëngjesin e kësaj të premteje, një tjetër aksident tragjik është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku për pasojë raportohet se kanë humbur jetën dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Gocaj. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupave nga automjeti.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Edhe një ditë më parë, tre të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Viktima mbetën Anxhelo Ruçi, 27-vjeç, Martin Dulaj, 25-vjeç si edhe Klejdi Myftari, 24-vjeç.

E plagosur rëndë mbeti Arsida Demiri, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.


Shtuar 2.01.2026 09:29