Merret vendimi, punonjësit e Policisë së Shtetit marrin shpërblimin e “majmë” për kontributin e tyre

Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në ditën e parafundit të vitit, ka marrë vendimin që të shpërblejë punonjësit e policisë me 30 mijë lekë të reja.

Në një njoftim publik, Policia e Shtetit bën me dije se punonjësit do të shpërblehen për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike.

Po ashtu në vendimin e marrë, theksohet se ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.

Vendimi:

PER SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE NË STRUKTURAT VENDORE TË POLICISË SË SHTETIT

Në mbështetje të germës “d”, të pikës 2, të nenit 104, të ligjit nr. 82/2024, “Per Policinë e Shtetif”, pikës 11, 12, të VKM nr 4, datë 09.01.2025 “Per miratimin e vlerave për secilin element të pagës bruto mujore dhe percaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shperblimeve për punonjesit e policisë së shterir”, si dhe letër porosisë nr.3785, datë 06.05.2025 “Per zbatimin e Procedurave për propozimet për dhënie shpërblimi”

URDHEROJ:

I. Të shpërblehen punonjësit e policisë me grade policore në struktural vendore me motivacion “Për angazhimin dhe përkushtimin profesional të treguar në menaxhimin me sukses të sezonit turistik duke garantuar rendin dhe sigurinë publike”, në masën 30.000 (tridhjetë mijë) lekë.

II. Struktura e burimeve njerëzore në strukturat vendore të hartojnë urdhrat për shpërblim së bashku me relacionin përkatës.

III. Ngarkohen drejtuesit e strukturave vendore në Policinë e Shtetit për zbatimin e menjëhershëm të këtij urdhri.

IV. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij urdhri, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për programin “Policia e Shtetit”

V. Ngarkohet Drejtoria e Financave, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.


Shtuar 30.12.2025 17:05